Flash News

KRYESORE

Erion Isai i “Tv Erseka” kandidat për kryebashkiak i Partisë Socialiste

Erion Isai i “Tv Erseka” kandidat për kryebashkiak i

Erion Isai u bë i njohur për publikun si aktor i shfaqjes ‘Portokalli’ shumë vite më parë, kur luante rolin e gazetarit të “Tv Ersekës”. Sot, Isai është konfirmuar që do të rikthehet në Ersekë, jo si gazetar dhe as si aktor, por si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë.

Ai do të garojë për bashkinë e Kolonjës, por deri më tani është i vetëm në garë sepse opozita nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje.

Lidhja politike e Isait me Partinë Socialiste u konfirmua në maj të 2018-ës kur u emërua nga Këshilli i Ministrave në pozicionin e drejtorit të Qendrës Kombëtare tё Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave.

Të fundit