Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj dhe biznesmeni i fuqishëm tërhiqen pas rezistencës së banorëve

Erion Veliaj dhe biznesmeni i fuqishëm tërhiqen pas rezistencës

Kompleksi i pallateve në fushën e Laprakës nuk do të ndërtohet. Kështu raporton ‘Nisma Thurje’, e cila mbështeti rezistencën e banorëve të zonës për të shpëtuar të vetmen hapësirë argëtuese që u ka mbetur në lagjen e tyre.

Sipas ‘Nismës’, kryebashkiau Erion Veliaj dhe ndërtuesi i kompleksit, Pëllumb Salillari janë tërhequr pas protestës dhe peticioneve të banorëve të zonës.

Projekti për ndërtimin e disa pallateve në këtë fushë është anuluar.

Salillari ka marrë së fundmi me koncesion së bashku me Shefqet Kastratin mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Të fundit