Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj fsheh vizitën në Zvicër, shfaqet duke mbjellë pemë me gjimnazistët

Ndonëse është kritikuar shpesh për propagandën e shfrenuar, Erion Veliaj vazhdon të mos heqë dorë nga vesi i tij i vjetër.

Politiko.al ka mësuar se prej dy ditësh Veliaj ndodhet në Lozanë të Zvicrës, ku po zhvillon një vizitë me drejtues të pushtetit vendor.  Ky fakt është konfirmuar edhe nga drejtori i kulturës dhe diplomacisë në Bashkinë e Lozanës, Gregoire Junod.

Duke iu referuar vizitës së Veliajt, të enjten Junod shkruajti në rrjetin e tij social: “Ne kishim mundësi për të diskutuar rreth bashkëpunimeve në fushën e kulturës dhe sportit midis dy qyteteve tona, duke pasur parasysh se shqiptarët përfaqësojnë një nga komunitetet më të rëndësishme në Zvicër”.

Nga ana tjetër, në rrjetin social Facebook, Veliaj shfaqet duke mbjellë pemë me gjimnazistët e Tiranës, ku shkruan bashkia është afër rekordit të mbjelljes së 100 mijë pemëve, shkruan politiko.al.

“Super shkollat e Tiranës! Kemi dhe 1 javë kohë, për të kapur objektivin e 100 mijë pemëve në këtë fushatë unike gjelbërimi. Forca dhe pak ditë dhe do shkruajmë historinë e re të qytetit tonë”, ka deklaruar Veliaj ditën e enjte.

Të fundit