Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj infektohet me covid-19, mesazh nga shtëpia: Jam në gjendje të mirë shëndetësore

Erion Veliaj infektohet me covid-19, mesazh nga shtëpia: Jam në

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rezulton pozitiv me covid-19.

Veliaj, e ka bërë të ditur lajmin për rezultatin e testit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron se është në gjendje të mirë shendetësore dhe se nga sot do të  vijojë të punojë nga shtëpia, për t’ju nënshtruar karantinës.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan Veliaj.

Të fundit