Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj: Kopshtet në Tiranë u dogjën nga Partia Demokratike

Erion Veliaj: Kopshtet në Tiranë u dogjën nga Partia Demokratike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar publikisht Partinë Demokratike për zjarret në të paktën dy kopshte të kryeqytetit, gjatë periudhës së verës. Në mbledhjen e këshillit bashkiak, Veliaj tha se ishte PD që i dogji këto kopshte.

“Më dhimbsen (banorët e Astirit) nga ky keqpërdorim i një partie të falimentuar që gjen komerdaren... Një ditë kishte teatrin, mbaroi ajo e teatrin, tani kapi këtë tjetrën, do mbarojë edhe kjo, do kapi ndonjë gjë tjetër. Do i sulet ndonjë shkolle, ndonjë çerdheje, se kopshtet i dogjën kur ishte vera”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kjo është hera e parë që Veliaj akuzon PD-në për zjarrëvënie në kopshtet e Tiranës, ndonëse më herët nuk i kishte kursyer akuzat për përdorim politik të kësaj çështjeje nga opozita.

http://politiko.al/protesta-te-unaza-e-re-veliaj-i-mbyll-deren-banoreve-keni-zaptuar-token-dhe-po-na-bini-ne-qafe/

Të fundit