Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj “mashtron” edhe ambasadorin e Izraelit, dy herë dhuratë të njëjtën lulishte

Erion Veliaj “mashtron” edhe ambasadorin e Izraelit, dy herë

Më 7 mars të këtij viti, Erion Veliaj ishte pranë Universitetit Politeknik të Tiranës për të përuruar “Shtegun e Dijes”, një hapësirë që i përket parkut të liqenit. Politiko.al raportoi më shumë se një muaj më parë se kjo hapësirë ishte emërtuar fillimisht nga bashkia e Tiranës si “Kopshti i ullinjve” apo parku “Të drejtë midis Kombeve”, në përkujtim të Holokaustit, ndërkohë që nevoja e Veliajt për propagandë e kishte shtyrë t’i gjente një emër tjetër për kronikën e re televizive.

Sot, më 19 prill, Veliaj është kthyer sërish në këtë hapësirë të vogël të sheshit ‘Nënë Tereza’ për t’i vënë një emër të ri. “Parku i Miqësisë Shqipëri-Izrael” është pagëzuar këtë herë kjo hapësirë nga Veliaj dhe nga ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin. Fakti që përuronte dy herë të njëjtin park nuk i ka bërë përshtypje as ambasadorit izraelit.

“Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Konsulli i Nderit të Izraelit, Rodolf Xhillari dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi”, thuhet në njoftimin e bashkisë së Tiranës.

Lajmi i 7 marsit: Nuk ka më hapësira në Tiranë; Veliaj i vështirëson punën vetes, detyrohet të mbivendosë “parqet” në kryeqytet

Të fundit