Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj merr me të mira Edi Ramën, rekomandimin për hapjen e negociatave ja dedikon kryeministrit

Edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri komentin e tij sa i takon rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndryshe edhe nga vetë kryeministri Rama madje, këtë vendim të Komisionit Europian, kryebashkiaku e quan një meritë të kreut të qeverisë.

Pas zërave që flasin për një krisje të marrëdhënieve mes tyre, mesa duket Veliaj ka nisur nga puna për rregullimin e marrëdhënieve me kreun e qeverisë. Dhe duket se e ka nisur këtë duke i dhënë një vlerësim që as vetë Rama nuk e pranoi në daljen e tij për mediat.

“Punë e shkëlqyer e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për ta çuar vendin në drejtimin e duhur, përmes reformave dhe punës së vazhdueshme!

Tani është koha të përveshim mëngët dhe të përqendrohemi në gjërat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë - Drejt Evropës!”, shkuan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Të fundit