Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri nën hijën e protestës: Qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin

Erion Veliaj ndez dritat e pemës së Vitit të Ri nën

Ndonëse gjysma e qytetit ishte mbrëmjen e sotme e bllokuar për shkak të protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka organizuar ceremoninë për ndezjen e dritave të pemës së Vitit të Ri.

Edhe pse në atmosferë festive, Veliaj nuk i është shmangur dot etiketimeve dhe diferencimit të banorëve të Tiranës. Ai ka folur sërish për dy palë, për ata që sipas tij përfaqësojnë qytetarinë dhe kulturën, dhe për pjesën tjetër që përfaqëson vulgaritetin.

“Unë e di që sa herë që bëhet punë në Tiranë ndodh ndonjë sherr vogël, digjet ndonjë gomë, hidhet flakë, dua të falënderoj të gjithë policët e Policisë Bashkiake që edhe kur ka dhunë sillen me qytetari. Dua t’i garantoj qytetarët e Tiranës, qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin. Premtimi im për ju është që edhe në këtë sfidë dhe në çdo sfidë tjetër që do të na vijë ne do të shikojmë interesin e shumicës, interesin e të drejtës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Banorët e ‘Unazës së Re’ po protestojnë prej ditësh kundër planit të ARRSH-së për zgjerimin e rrugës dhe që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Ata shprehen se dëmshpërblimi nuk real, ndërkohë që projekti ka ndryshuar për të favorizuar disa biznesmenë të fuqishëm dhe të lidhur me qeverinë.

Të fundit