Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj në Asamble: Dy gjëra do mbeten pas 100 vitesh, Partia Socialiste dhe sheshi i qytetit

Erion Veliaj në Asamble: Dy gjëra do mbeten pas 100 vitesh, Partia

Për Erion Veliaj, në Shqipërinë e vitit 2118 do të kenë mbetur dy gjëra nga koha jonë, Partia Socialiste dhe sheshet e qyteteve që po ndërtohen në kuadër të programit ‘Rilindja Urbane’.

Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës gjatë fjalimit që mbajti në Asamblenë e socialistëve.

“Nëse ka dy gjëra që do të mbeten pas 100 vitesh ato janë: Partia Socialiste dhe sheshet e qyteteve”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj nuk hezitoi në asnjë moment që të krahasonte veten dhe anëtarët e tjerë të PS me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke pretenduar se në Shqipëri po bëhet e njëjta punë si në shtetin francez.

Të fundit