Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj nënvlerëson opozitën për zgjedhjet e 2019-ës: Le të vijë Dashi apo Jorida; 10% votues u kanë mbetur në Tiranë

Erion Veliaj nënvlerëson opozitën për zgjedhjet e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nënvlerësuar opozitën në përballjen për zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak ku po fliste për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, Veliaj u shpreh i gatshëm të përballej në fushatë me Dashamir Shehin, Jorida Tabakun dhe me vetë Lulzim Bashën, pasi u shpreh i sigurtë se nuk kanë çfarë të ofrojnë për kryeqytetin, ku u kanë mbetur vetëm 10% votues.

“Të vijë Dashi, të vijë Jorida, të vijë Ristani, të vijë Paloka, të vijë Luli vetë, por çfarë do thonë? Ai 10% që i ka mbetur PD do thonë, çfarë mendimi keni ju për Tiranën? Një parti politike në opozitë që nuk ka mbjellë asnjë pemë. Më vjen keq për ta”, tha Veliaj.

Pavarësisht deklaratës së Veliajt, bazuar në votat e zgjedhjeve të 2015-ës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë të dyja së bashku më shumë vota në Tiranë se Partia Socialiste.

Veliaj humbet një këshilltare. Mirela Bogdani: Do kaloj në opozitë. Nuk mund të pranoj tjetërsimin e qytetit

Të fundit