Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj presion aktorëve të teatrit: Unë e di kush ju paguan...

Erion Veliaj presion aktorëve të teatrit: Unë e di kush ju

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur mbledhjen e radhës për Teatrin Kombëtar me një kërcënim për aktorët. I njohur si një prej politikanëve më pak transparent për shpenzimet në institucionin që drejton, Veliaj ka thënë se e di shumë mirë kush ua paguan foninë dhe ekranin aktorëve që protestojnë kundër shembjes së teatrit.

Kryebashkiaku i akuzoi sërish aktorët, midis tyre Robert Ndrenikën, Bujar Asqeriun, Roza Anagnostin, Mirush Kabashin, Mehdi Malkaj etj, si të politizuar.

“Unë e di kush e paguan foninë dhe ledin. Por më vjen mirë që pjesa më e madhe prej jush janë ndarë nga politika. Ata nuk kanë monopolin. Kanë një pjesë të rëndësishme, kanë skenën, por nuk kanë diplomë në inxhinieri”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka thërritur sot në një mbledhje të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore, të cilët do të flasin kundër godinës dhe do të mbrojnë versionin e Veliajt se Teatri Kombëtar duhet të shembet.

Të fundit