Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj reagon për protestën te Kuvendi: Ky vend nuk kthehet më pas nga “salinjtë”

Erion Veliaj reagon për protestën te Kuvendi: Ky vend nuk kthehet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit nga banorët e “Unazës së Re”. Veliaj thotë se e gjithë Tirana e ndershme është në mbështetje të policisë dhe paralajmëron se vendi nuk do të kthehet më pas nga Sali Berisha.

“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit, e djemve dhe vajzave në uniformë! Shërim të shpejt Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar - keni gjithë solidaritetin e kryeqytetit! Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë! Jo më Sali”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka qenë një ndër zyrtarët që ka ndikuar në nxitjen e ashpërsimit të protestës së banorëve për shkak të fyerjeve të rënda që ka përdorur ndaj tyre.

Të fundit