Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj "thumbon" Jonidën? I drejtohet Soni Malajt: Ke lënë rrënjë prej vërteti, jo si ato simboliket

Erion Veliaj "thumbon" Jonidën? I drejtohet Soni Malajt: Ke
Soni Malaj ka mbjellë sot pemë bashkë me Erion Veliajn në kaudër të nismës që kreu i bashkisë së kryeqytetit ka ndërmarrë me artistët për të mbjellur pemë në Tiranë. Bashkë me mbjelljen e pemës, Veliaj dhe Soni dhanë dhe lajmin e koncertit madhështor që këngëtarja do mbajë tek Amfiteatri në datën 1 maj. Veliaj u shpreh për Sonin duke thënë: "Soni Malaj e cila ka lënë një reputacion dhe një emër të shkëlqyer në qytetin tonë, sot ka lënë edhe rrënjë në qytetin tonë. Por jo si nga ato rrënjët simbolike që themi ne, 'kemi hedhur rrënjët, kam rrënjët, ku i kam rrënjët', por rrënjë ato prej vërteti. Kështu që ka mbjellë një super pemë të bukur, Kamelia." Por kë ka dashur të "thumbojë" kreu i bashkisë së Tiranës me "rrënjë simbolike"? Mos ndoshta Jonida Maliqin? Kujtojmë se Jonida Maliqi këngën e saj me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, e ka pikërisht për rrënjët "simbolike" të njerëzve në gjithë botën, e veçanërisht atyre në Shqipëri. Që të gjithë duhet t`i kthehen tokës së tyre, rrënjëve të tyre. Ndoshta lali Eri ka pritur që edhe Jonida të mbjellë pemën e saj "prej vërteti" pasi me kërkimet që bëmë ne, nuk gjetëm asnjë foto ku Jonida mbjell pemë (përveçse kur pozon pranë tyre).

Të fundit