Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj thyen rekordin, miraton një projekt të ‘EdilAl’ me 49 kulla shumëkatëshe

Erion Veliaj thyen rekordin, miraton një projekt të

Festival City është projekt më i fundit në sektorin e banesave në Tiranë ndoshta më i madhi i këtyre viteve.

Kompania Edilal e ka njoftuar projektin që parashikon ndërtimin e 49 kullave shumëkatëshe. Kompleksi i banimit është konceptuar si një qytet me vetë dhe do të nisë të ndërtohet në vitin 2019.

Nga hapësira që zë, projekti është konceptuar si një qytet brenda qytetit, me hapësira për banim, qendër tregtare, hotel, shkolla, kinema, parqe, fusha sporti, hipermarket, kafene, restorante dhe një shumëllojshmëri shërbimesh të tjera.

Ndërtimi shtrihet në katër faza  në një sipërfaqe 673,500 metër katror dhe  do të administrohet nga vetë shoqëria, raporton Monitor.

Ndërkohë komplekse të reja banimi kanë nisur dhe janë në nisje në Tiranë. Të paktën pesë te tilla po ndërtohen në pjesën qendrore dhe veriore të Tiranës. Blloqet e reja të banimit, “SiRI”, “Turdiu”, “Fiori Di Bosko” dhe “Square 21” janë në hapje të themeleve. Pallate të veçanta po ndërtohen sakaq në të gjithë Tiranën.

Kompania Edial ka njoftuar këtë vit të paktën 6 projekte të mëdha këtë vit dy prej të cilëve kanë nisur punën.

Pas flluskës që sektori përjetoi në vitin 2008, likuiditetet e lira në ekonomi po orientohen sërish nga sektori i ndërtimit, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet.

Katër projekte të mëdha me kulla mbi 30 kate janë lajmëruar të nisin që nga viti tjetër. Në mes tyre është edhe një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. Investitori është “Al Habtoor investment LLC”, kurse projekti “Kulla ikonike e Tiranës”.

Por nga ana tjetër të dhënat demografike e bëjnë të zymtë perspektivën afatgjatë të Shqipërisë në drejtim të konsumit, apo tregut të pasurive të paluajtshme. Kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës, duke rrezikuar krijimin e një mbioferte në tregun e pasurive të paluajtshme, si për apartamente banimi, zyra, hotele e sidomos për hapësira tregtare.

Ndërtuesit e përfshirë në këto projekte janë të ekspozuar ndaj humbje, por ndërkohë askush nga institucionet përgjegjëse nuk po i orienton ato një drejt një modeli ekonomik të qëndrueshëm.

Të fundit