Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj trefishon pagat e punonjësve të bashkisë. 100 prej tyre marrin më shumë se deputetët

Erion Veliaj trefishon pagat e punonjësve të bashkisë. 100 prej

Bashkia e Tiranës ka rritur vit pas viti fondin për pagat e punonjësve të saj. Rrogat e 1731 punonjësve, në tre mujorin e fundit të 2016-ës kapin shifrën e prej 117.7 milionë lekësh ndërkohë që në fund të 2017-ës ky fond është trefishuar në 354 milionë lekë, edhe pse numri i punonjësve është rritur me vetëm 122 individë.

Sipas asaj që raporton Scan, Nëse për 2016-ën do të bënim një llogaritje të thjeshtë fondi i pagave pjesëtuar me numrin e punonjësve, do të rezultonte një pagë mesatare prej 22,680 lekësh, kjo pagë tashmë arrin në 63,688, një rritje e ndjeshme konsideruar që bëhet fjalë për një periudhë kohore prej vetëm 12 muajsh.

Ajo që bie në sy krahasuar me vitin 2016, është fakti që ka një numër më të lartë individësh që përfitojnë rroga të larta. Aktualisht janë 100 punonjës që paguhen mbi 100 mijë lekë, nga 73 një vit më parë. Mbi 80 mijë lekë paguhen 276 punonjës, krahasuar me 159 punonjës një vit më parë, çka përbën një rritje edhe më të madhe.

Brenda vetë kategorive të pagave, vihet re një rënie e ndjeshme e punëtorëve që marrin paga minimale, nën 30 mijë lekë. Po ashtu ka edhe një rritje të theksuar në grupin e pagave nga 40 mijë deri në 60 mijë lekë.

Rritja e rrogave është justifikuar me rritjen e të ardhurave të Bashkisë nga taksat vendore dhe transferta e qeverisë.

Të fundit