Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj vendos kioska të reja në Tiranë, sfidon bizneset e qytetarëve

Erion Veliaj vendos kioska të reja në Tiranë, sfidon bizneset e

Disa kioska të reja kanë filluar të mbushin hapësirat e ngushta të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që të hapë kioska me produkte ushqimore në sheshet kryesore të qytetit, duke sfiduar bizneset e shumë qytetarëve që kanë kioska të ngjashme apo dyqane të vogla.

Pas atyre kioskave ku shiten ujë, lëngje dhe disa produkte të tjera konsumi, të cilat Veliaj ia ka dhënë një kompanie private, së fundmi po monton edhe kioska me produkte ‘fast food’-i.

Mjafton kjo kioskë e vendosur në sheshin “Tre vëllezërit Frashëri” për të kuptuar se si po sfidohen bizneset e Tiranës. Në një hapësirë shumë të vogël ndodhen tre kioska, ajo me ngjyrë të gjelbërt e vendosur së fundmi nga bashkia, kioska te stacioni i autobusit e vendosur po nga bashkia dhe një tjetër kioskë pak metra më poshtë që ndodhet në anë të rrugës dhe që nuk i përket bashkisë, por që do të vuajë konkurrencën e kësaj të fundit.

Të fundit