Flash News

KRYESORE

Erion Veliaj: Vërejtja e vetme që kam për veten dhe Ramën; më lë mua dhe kryeministrin pa gjumë

Erion Veliaj: Vërejtja e vetme që kam për veten dhe Ramën;

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Opinion” përballë Blendi Fevziut, u pyet nga gazetari nëse ka një vërejtje për kryeministrin Edi Rama.

“Duhet të punojmë më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet. Një nga gjërat që duhet të bëjmë më mirë është hendeku. Më lë mua pa gjumë, lë dhe kryeministrin pa gjumë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se me kryeministrin Edi Rama ka marrëdhënie shumë të mira.

“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër se ne. Në 30 vite pluralizëm nuk di të ketë pasur një kryeministër që ka qenë kaq afër sa unë me Edi Ramën. Unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Unë jam pjesë e kryesisë së PS, jap kontributin tim në vendimmarrjen qendrore të PS”, tha Veliaj.

Të fundit