Flash News

KRYESORE

'Erion Veliaj voton nesër për prishjen e Teatrit Kombëtar', aktivisti: Do protestojmë në orën 12:00

'Erion Veliaj voton nesër për prishjen e Teatrit

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe njerëzit e tij në këshillin bashkiak të Tiranës do të votojnë nesër për t’i falur ndërtuesve truallin ku ndodhet godina e Teatrit Kombëtar dhe sipas aktivistit Ergys Mërtiri kjo do të sjellë edhe prishjen e godinës për t’i hapur rrugë ndërtimit të gjashtë kullave.

Mërtiri njofton se artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile do të mblidhen nesër në orën 12:00, përpara bashkisë së Tiranës, për të kundërshtuar vendimin e kryebashkiakut Veliaj. Ai madje kërkon nga aktorët e tjerë që të tregohen të kujdesshëm dhe të konfirmojnë se kush prej kolegëve të tyre nuk do u bashkohet mbrojtjes së institucionit që ata i përkasin.

Reagimi:

Nesër, bashkia e Tiranës do të votojë vendimin për t’i falur ndërtuesve truallin e Teatrit Kombëtar, çfarë zyrtarizon procesin e prishjes së godinës dhe fillimin e ndërtimit të 6 kullave nga 20-30 kate.

Artistët kanë ftuar gjithkënd për ta pritur me protesta këtë vendim, në oren 12.00 përpara bashkisë.

Të shohim cilët nga artistët do të kenë kurajo të tregohen dinjitozë dhe cilët do të ngrohen në preherin e qelbur të pushtetit.

Nesër do ishte mirë të mbanim mungesa dhe t’i denoncojmë publikisht ata që nuk vijnë të mbrojnë institucionin e tyre. Ata meritojnë vetëm fishkëllimat tona dhe kurrë duartrokitjet.

Të fundit