Flash News

KRYESORE

Erisa Xhixho: Të bojkotohen votimet e Rilindjes më 30 qershor

Erisa Xhixho: Të bojkotohen votimet e Rilindjes më 30 qershor

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho, dënon vendimin e Kolegjit Zgjedhor  për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, dhe e cilëson këtë vendimi si goditje të shtetit të së drejtës.

Xhixho thotë se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar diktaturës që po vendos Edi Rama është bojkoti i votimeve në 30 qershor.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve.

Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e paster .

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anulluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj , ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimarrje antiligjore .

E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor.”- shkruan Xhixho në Facebook.

 

Të fundit