Flash News

KRYESORE

Erjon Braçe humb sërish kontrollin, pas gazetares nxjerr përjashta deputetin e PD: Ti zotëri aty...

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar sërish ditën e sotme me sherr dhe incidente.

Kreu i komisionit, Erjon Braçe ka ndërprerë sërish mbledhjen dhe ka nxjerrë kamerat e gazetarët përjashta.

“Ti zotëri dil pak përjashta, të dalësh tani përjashta”, është dëgjuar Braç sapo ka marrë fjalën Aldo Bumçi nga PD.

Në këtë moment, operatorët janë parë duke dalë jashtë sallës së mbledhjes, ndërsa mësohet se me këtë ton të ashpër Braçe i është drejtuar deputetit të PD, Agron Shehaj. Ky i fundit i ka kërkuar llogari për incidentin e djeshëm me gazetaren e Report Tv, i cili e nxori jashtë me argumentin se ka thyer etikën.

Burime të politiko.al sqarojnë se Braçe kërkoi largimin e deputetit Shehaj pasi i tërhoqi  vëmendjen për mungesë etike. Braçe fliste në telefon dhe lexonte gazetën në formë mospërfillje të kolegëve që flisnin.

Po ashtu, në debat janë përfshirë edhe deputetët Tabaku e Mima, të cilët i kanë kërkuar Braçes të shprehë ndjesë për incidentin e djeshëm me gazetaren Esiona Ikonomi.

Mima: Duhet të kërkosh ndjesë se nxore gazetarët jashtë dje në komision

Tabaku: Ke qenë gazetar edhe vetë

Braçe: Nuk e patë se çfarë bënë dje, thyen rregulloren.

Të fundit