Flash News

KRYESORE

Erjon Braçe nuk i ndahet kreut të FSHF: Botërorin e fiton Partizani me arbitër Dukën

Erjon Braçe nuk i ndahet kreut të FSHF: Botërorin e fiton

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe është një kundërshtar i hapur i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. I ftuar në emisionin “Magjia 21” në RTSH, Braçe ka ironizuar Dukën kur është shprehur se Botërorin do e fitojë Partizani ku arbitër i ndeshjes do të jetë pikërisht kreu i FSHF-së.

“Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë. Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço, sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin. Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera. Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën” – deklaroi Braçe.

Të fundit