Flash News

KRYESORE

Erjon Braçe përplaset me zyrtarin e lartë të PS: Puna juaj e paligjshme, nga mëngjesi në darkë

Erjon Braçe përplaset me zyrtarin e lartë të PS: Puna juaj

Erjon Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë nuk është treguar i kursyer edhe me punën e drejtuesve që përfaqësojnë socialistët.

Gjatë mbledhjes së sotme në komision, Braçe ka kritikuar punën e deritanishme në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, drejtuar nga Ervin Koçi, ish-deputeti i PS.

Braçe:Dy gazetarë thonë që ka një veprimtari të palicensuar si call center. Keni ju një info për këto 80 kompani? Për t’i dhënë fund një mashtrimi përmes telefonit…

Koçi: Kemi patur informacion që ekzistojnë të tilla shoqëri. Përsa i përket shitjeve të produkteve kemi bërë disa shkresa Policisë së Shtetit dhe pastrimit të parave dhe kemi kërkuar info nga SHISH-i jemi në fazën e informacionit…

Braçe: Puna e AMF-së ka qenë e pamjaftueshme, si nga ju dhe nga ai i mëparshmi. Ka të bëjë me ligjshmërinë. Strukturat kyçe njoftojnë për paligjshmërinë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kjo ngarkon AMF-në. Drejtori ekzekutiv nuk ka autoritet nga AMF. Nuk përmbush kriteret ligjore.

Të fundit