Flash News

KRYESORE

Erjona Sulejmani tregon si e 'gënjeu' Xhemali dhe pranon se ka refuzuar pasurinë: Paratë e mia i kam fituar

Erjona Sulejmani tregon si e 'gënjeu' Xhemali dhe pranon se ka

Modelja me origjinë shkodrane, Erjona Sulejmani ka rrëfyer momentet e njohjes me futbollisin e kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili me të cili u divorcua para 3 muajve.

“Në fillim ai më shkruajti si gazetar. Unë u habita dhe thashë me vete sa i bukur qenka ky gazetar, pasi nuk kisha asnjë lidhje me futbollin dhe as me futbollistët”, ka deklaruar Sulejmani në emisionin Top Show.

Më tej, Erjona bëri të ditur se ajo është ende në proçes divorci me mesfushorin e Bolognas në Serinë A, ndërsa njoftoi se ka refuzuar pasuritë që i takojnë sipas ligjit.

Ne fund, Sulejmani ka pohuar se tani që është divorcuar ndihet e lirë: “Për mua liria nuk ka çmim dhe jam e bindur se kam bërë një zgjedhje të drejtë, ndryshe nga shumë gra që janë të gatshme të jetojnë më vuajtje”.

Të fundit