Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi debat me Laert Vasilin: Ti ke frikë nga të pasurit, kjo është komuniste

Ermal Mamaqi debat me Laert Vasilin: Ti ke frikë nga të pasurit, kjo

Dy aktorët e njohur Ermal Mamaqi dhe Laert Vasili kanë debatuar, shpesh edhe me tone të larta mbi të qenurit i pasur. Gjatë temës “Kush ka faj që Shqipëria nuk bëhet, populli apo politika?” në emisionin ‘360 gradë’, aktorët duket se s’kanë ndarë të njëjtin mendim.

Vasili:  Lumturia është kur njeriu është i vetëmjaftueshëm. Nuk është i lumtur ai që ka 18 vila. Në makutërinë e këtij njeriu që do të zotërojë gjithçka dhe sheh 1 mijë të vrarë në rrugëtimin e tij për t'u bërë i pasur.

Maraqi: Kjo është komuniste, ti ke frikë nga të pasurit.

Vasili: Unë kam frikë nga një i pasur, ish-i varfër i cili shkatërron gjithçka për t’u bërë i pasur. Shoqëria është klasore

Maraqi: Varet si bëhesh i pasur. Është e vërtetuar se lekët nuk të bëjnë njeri më të mirë. Nëse je  njeri i mirë, paratë do të bëjnë edhe më të mirë dhe e kundërta.

Të fundit