Flash News

KRYESORE

"Ermal Mamaqi një kukull mediatike që përdoret nga oligarkët dhe politikanët", reagimet në rrjetet sociale

"Ermal Mamaqi një kukull mediatike që përdoret nga

"Një humorist që pranon t`i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri,"- shkruan sociologu Ergys Mërtiri, në statusin e tij në Facebook, referuar Ermal Mamaqit.

Të shtunën në mbrëmje, i ftuari i parë për vitin 2019 në "Xing me Ermalin" do të jetë kryeministri  Edi Rama. Në videon promo të emisionit, shihet Edi Rama në çdo moment në shtëpinë e tij, teksa Mamaqi përpiqet të ironizojë me "kur do flasim", një nga pyetjet më të shpeshta të Ramës gjatë protestës së studentëve.

E gjitha kjo nuk është pritur mirë nga opinioni publik, duke e konsideruar Ermalin si "lëpirës" të qeverisë. Njerëz të njohur kanë bërë statuse të ndryshme duke thënë se Mamaqi është një instrument në duart e politikanëve, të cilët e përdorin për të mbuluar bëmat e tyre.

Sociologu Ergys Mërtiri shkruan në profilin e tij në Facebook:

Për të disatin vit radhazi, Ermal Mamaqi hap dyert e emisionit të tij, duke ia kushtuar hapësiren televizive të festave Edi Ramës dhe Erion Velisë. Detyra e Mamaqit është t’iu çoje shqiptareve ne tryeza, kontrabanduar mes humorit banal dhe batutave bajate, fytyrat e padeshiruara te ketyre dy personave, per te zbutur, mes gezimeve, te festes neverine e pergjithshme qe i shoqeron. Mamaqi pranon te behet sapuni qe shkumon zhulin fytyrave te tyre te lyrosura nga korrupsioni.

Ne klipin e emisionit te fundit, Rama paraqitet sikur po shkon tek Mamaqi i detyruar nga kembengulja e tij e paperballueshme, duke mos e lene te qete as ne dush e ne shtrat, me kerkesen per dialog. Ne fakt, eshte Rama i deshperuar per te dale ne emisionin e tij, qofte edhe pa breke, per te zbutur e normalizuar sa te mundet, situaten e menderosur ku ndodhet, ku studentet i kthejne krahet dhe e peshtyjne sa here qe ky i del perpara per dialog. Per kete ai eshte gati te beje cdo lloj marrezie, sepse cdo figure tjeter, sado qesharake, e cliron sado pak nga kjo ku eshte.

Humori, si te gjithe format e tjera te artit eshte dhe duhet te jete gjithmone opozitar me pushtetin. Nje humorist qe pranon ti sherbeje pushtetit eshte vetem nje klloun oborri.

Ndërkohë, Zirkon Disha pas videos promo të publikuar, i ka kujtuar shqiptarëve një moment tjetër.

Disha shkruan:

Ermal Mamaqi mbetet nje kukull mediatike e cila perdoret si klloun nga oligarket dhe politikanet, si nje mekanizem qe josh publikun me banalitet.

Tani i erdhi rradha Kryeministrit qe Ermalin ta perdor si studentin e dialogut, studentin e sistemit, studentin qe i mban librat prof...

SUKSESE Ermal, suksese Kryeminster, suksese ju oligark, you suck!

Ermal Hasimja nga ana e ti,j shprehet se e gjitha kjo është lojë e Ramës, i cili po tallet me të gjithë.

Statusi i Hasimjes:

Një foto banale, qindra meme, mijëra komente: ju mendoni se po talleni me Ramën, kur në fakt është Rama që po tallet me ju.

Ndërsa Genc Sejko ka bërë një meme të cilën e shoqëron me shkrimin: "Pse lëpihet Ermal Mamaqi"

Agim Xhafka

I matur Ermal Mamaqi. Nuk e lejoi të dhitej live.

Ermal Mamaqi, dikur i këndonte qytetit të tij dhe kritikonte çdo keqqeverisje, ashtu siç arti në fakt duhet të bëjë. Në do iu rikthejmë edhe njëherë në kujtesë këngën "Ma kthe qytetin tim", një bashkëpunim me Olsen, ku vinte në dukje transformimin (për keq) në qytetin e Tiranes, kur kryebashkiak ishte Edi Rama.

Atëherë, Ermali ishte një i ri i apasionuar pas aktrimit dhe muzikës dhe pa lekët që ka sot, ku dhe bënte art të vërtetë.

Por tani, emisioni i tij është kthyer në studion e qokave politike dhe bën humor dhe ironi me më të dobëtin dhe jo me qeveritarët e politikanët.

Të fundit