Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi rrëfen natën më të frikshme: Kur shkova në shtëpi mora djalin dhe fillova të qaja

Ermal Mamaqi, një nga aktorët më të njohur të humorit, njëherësh edhe moderator në spektaklin e së shtunës “Xing me Ermalin” ka rrëfyer një nga eksperiencat e tij më të këqija. 

I ftuar në emisionin më të ri në tv Klan, “Në kurthin e Piter Pan”, Mamaqi është pyetur nga fëmijët për aksidentin ku është përfshirë aktori disa vite më parë.

“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar. Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte”, u shpreh Ermali, i cili e ka mbyllur këtë histori edhe me një mesazh për të gjithë shoferët.

“I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t’ju ulet gazi automatikisht”, përfundoi Mamaqi.

 

 

 

Të fundit