Flash News

E-TJERA

Ermal Mamaqi si kryetar i Bashkisë së Tiranës: Sa staf i bukur ishin

Ermal maraqi e ka nisur karrierën e tij në televizion si aktor duke vijuar më pas me Dj, këngëtar, moderator, biznesmen, dhe së fundmi tregon se ka qenë dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës për vetëm 1 ditë.

Mamaqi ka publikuar disa foto në Instagram me stafin e bashkisë dhe kishte zënë vendin e Erion Veliajt. Përmes fotove moderatori i “Xing me Ermalin” ka treguar për publikun se i ftuari i kësaj të shtune do të jetë Erion Veliaj.

“Isha dje 1 ditë Kryetar Bashkie i kryeqytetiti. Sa staf i bukur ishin... edhe pse më nxorrën me polici në fund. Na ndiqni të shtunën. Lali Eri dhe gjelat e Baldushkut pushtojnë skenën e Xing me Ermalin", shkruan Ermali.

Të fundit