Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi tregon se për "I love Tropoja" ka harxhuar 3-fishin e filmit "Dy gisht mjaltë"

Ermal Mamaqi tregon se për "I love Tropoja" ka harxhuar 3-fishin

Në fund të muajit janar do të jepet filmi "I love Tropoja", produksioni i radhës i ermal Mamaqit, i cili vjen edhe si aktor në këtë projekt, përveçse producent dhe regjisor.

I ftuar sot në "Wake Up" në Top Channel, aktori tregoi se ka investuar shumë për këtë film, në xhirimet e të cilit janë përdorur aparaturat e nivelit më të fundit. Ermali tregoi se lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”.

Gjatë intervistës Ermali zbuloi edhe shifrën marramendëse duke treguar se filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani. Kujtojmë se filmi e ka premierën me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve.

Të fundit