Flash News

KRYESORE

Ermal Mamaqi tregon sekretin, ja kush e ndihmoi të bëhej më i ndjekuri në facebook

Ermal Mamaqi tregon sekretin, ja kush e ndihmoi të bëhej më i

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” i gazetares Eni Vasili, Ermal Mamaqi si një nga personazhet shqiptarë me numrin më të madh të ndjekësëve në facebook  ka folur në lidhje rrjetet sociale.

I pyetur nëse e konsideron veten mbret apo skllav të rrjeteve sociale, Ermal Mamaqi tha se e ndjen veten në mes.

“Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”- tha Mamaqi.

Ndërkohë i pyetur si arriti të bëjë 2 milionë ndjekës në ‘Facebook’, Ermal Mamaqi tha se në vitin 2013 ia ka marrë adresën një të riu i cili e kishte hapur me emrin e tij.

“Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqeshe si unë. Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte. U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”- tha Mamaqi.

Të fundit