Flash News

KRYESORE

Ermal Meta dhe Eleni Foureira të dy fierakë. A po e ndjen këngëtari dashurinë e shqiptarëve?

Ermal Meta dhe Eleni Foureira të dy fierakë. A po e ndjen

Sonte është gjysmëfinala e dytë, ku pritet performanca e Ermal Metës në Eurovision. Dy shqiptarët e tjerë, Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira tashmë janë zyrtarisht në finale.

Ermal Meta i cili përfaqëson Italinë në Eurovision, i pyetur nga gazetari i “Wiwibloggs” nëse e ndjen përkrahjen e shqiptarëve është shprehur, “Po e ndiej dashurinë e tyre. Jam lindur në Shqipëri 35 vite më parë dhe jam larg prej 25 vitesh, por kur ke rrënjë të forta, ti mund të shkosh kudo por rrënjët do të mbeten aty”.

Dukeqenëse janë të dy nga Fieri,  Eleni edhe Ermali, gazetari ka pyetur nëse kanë pasur mundësi të flisnin për qytetin e tyre. “Ende jo”, është përgjigjur Ermal duke buzëqeshur.

Më tej ai ka dhënë një mesazh. “Kur dritat e fundit të fiken, ajo që duhet të kujtohet është pikërisht, ajo ndjesia e shpresës”, tha Ermali.

Të fundit