Flash News

KRYESORE

Ermal Meta ‘ndez’ Tiranën, me qindra njerëz ndjekin koncertin e tij

Qershori ka nisur me një super koncert në sheshin “Skënderbej”.

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.

Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.

Me qindra qytetarë pritën në shesh performancën e Ermalit, i cili shkëlqeu përpara bashkëkombësve të tij.

Të dielën sheshi “Skënderbej” do të digjet sërish nga energjia e Kidës dhe që do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Të fundit