Flash News

KRYESORE

Ermal Meta në 'Wake Up': "Jam shqiptar dhe krenar, nuk mund të fshihen rrënjët!" Ç'thotë për këngën e Eugent Bushpepës

Ermal Meta në 'Wake Up': "Jam shqiptar dhe krenar, nuk mund

Fituesi i Sanremos, Ermal Meta i cili na bëri krenarë për suksesin e tij të radhës, në një lidhje telefonike në Wake Up mëngjesin e sotëm është shprehur se ndihet krenar që është shqiptar dhe se rrënjët nuk mund të fshihen. “Unë jam shqiptar dhe kjo është një gjë që nuk dua ta fsheh, dhe nuk mund të fshihet sepse nuk fshihen rrënjët. Unë jam krenar”.

I pyetur nëse e ka dëgjuar këngën e Eugent Bushpepës me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovizion, Meta u shpreh se nuk e ka dëgjuar akoma, por që do bëjë tifo për të.

Fituesi i Sanremos shton më tej se qarkullimi në media i lajmit për një skualifikim të mundshëm bëri që kënga të thyente rekorde shikueshmërie dhe shkarkimesh. “E gjithë vëmendja u përqëndrua te kënga. U shkarkua nga shumë persona dhe është kënga numër një në klasifikim”, shtoi më tej Ermal Meta.

Të fundit