Flash News

KRYESORE

Ermal Meta njihet si shqiptar në Eurovision: Rrënjët e mia mbeten gjithnjë atje

Ermal Meta njihet si shqiptar në Eurovision: Rrënjët e mia mbeten

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovision së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro, dhe kënga e tyre ‘Non Mi Avete Fatto Niente’ është pritur shumë mirë nga publiku evropian.

Në pjesën më të madhe të intervistave në Portugali, Ermali është pyetur për origjinën e tij shqiptare dhe për lidhjen që ka me Shqipërinë.

Në ceremoninë hapëse të ‘Eurovision’, Ermali është pyetur nëse e ka ndjerë dashurinë e publikut shqiptar, të cilët e mbështesin në këtë pjesëmarrje në Eurovision.

“Po, e ndjej këtë dashuri. Kam lindur atje 37 vite më parë dhe jam larguar përpara 24 vitesh, por kur ke rrënjë të forta mund të rritesh kudo, gjithsesi, rrënjët mbeten gjithnjë atje”, tha Ermali.

I pyetur nëse kishte biseduar me përfaqësuesen e Qipros, Eleni Foureira, për qytetin e Fierit, ku të dy kanë lindur, Ermali tha: “Jo, ende jo.”

Të fundit