Flash News

KRYESORE

Ermal Meta shuan dyshimet e mediave: Nuk jam homoseksual, nëse ndryshon diçka do e merrni vesh

Ermal Meta shuan dyshimet e mediave: Nuk jam homoseksual, nëse ndryshon
Një ‘deklaratë dashurie’ nga ana e Ermal Metës për Fabrizion ku ka thënë që ata duheshin shumë është bërë shkak që mediat në Itali të shkruanin për drejtimin seksual të dy këngëtarëve. Por përmes një postimi në Twitter, Ermal Meta ka mohuar zërat se ai është homoseksual. “Njerëz, kam ironizuar vizatimet me shaka pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për të mbrojtur veten. Puna është se mua më pëlqejnë shumë femrat, ashtu siç i pëlqejnë dhe Fabrizios. Nëse ndryshon diçka unë ju premtoj se këtë gjë do ta merrni vesh personalisht nga unë,” shkruan këngëtari.

Të fundit