Flash News

KRYESORE

Ermonela Felaj e shqetësuar pse Basha denoncoi eurot në makinë: Kryetari i opozitës të vihet para përgjegjësisë penale

Ermonela Felaj e shqetësuar pse Basha denoncoi eurot në makinë:

Deputetja e PS, Ermonela Felaj, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Sigurisë, ka shprehur shqetësimin për denoncimin e kryeopozitarit Lulzim Basha për milionat e eurove të kapura në portin e Durrësit.

Felaj akuzon Bashën se ka dekonspiruar hetimin e policisë dhe kërkon ndjekje penale për të. Deputetja socialiste thekson se ka mbaruar koha e atyre që dekonspirojnë, por nuk flet në asnjë rresht të reagimit për ndëshkimin që duhet të marrin pronarët e 3.4 milionë eurove, që ishin fshehur brenda ‘Toyota Yaris’.

Reagimi i Ermonela Felajt:

“Zedhenes te tille” duhen bere shembull permes procedimit penal ;

Perdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund te jete justifikim per te shmangur te proceduarit e te tille pelivaneve qe edhe njehere , tinezash, i dhane dore krimit; Koha e te pandeshkueshmeve qe dekonspirojne dhe flasin me mesazhe te koduara , ne menyre te terthorte me krimin, ka mbaruar ! Dhe cdokush, qofte ky dhe kryetari i opozites, duhet te vihet para pergjegjesise penale!

Dhenia rrugeshpetimi krimit, permes keqperdorimit te atributit politik nga kryetari i opozites, perben cenim te hapur dhe te rende te sigurise dhe besimit te publikut ne institucionet ligjzbatuese , ndaj eshte koha qe organi i Prokurorise te veproje duke zbatuar ligjin!

Të fundit