Flash News

KRYESORE

Ermonela Felaj i përgjigjet Silva Cakës: Edhe gënjeshtrat kanë skandencë

Ermonela Felaj i përgjigjet Silva Cakës: Edhe gënjeshtrat

Socialistja Ermonela Felaj i është kundërpërgjigjur ish-deputetes së LSI, Silva Caka e cila deklaronte se bashkia e Kuçovës është e diskriminuar.

Përmes një statusi në "Facebook", Felaj jep shifra konrekrete dhe shkruan se në Kuçovë është bërë një punë e madhe në këto 44 muaj.

Felaj shkruuan po ashtu se gënjeshtrat e kanë një skandence dhe se në këtë rast sipas saj data ishte më 25 qershor. Ditën e sotme ish-deputetja e Beratit i ka shkruar Blendi Klosit se të vetmet fonde që ka marrë bashkia Çorovodë, kanë patur si destinacion investime minimale.

Reagimi i plotë i Felajt:

REAGIM...

E dashur Silva! 

Ne Kucove dhe ne cdo qytet te Shqiperise, na duhet ende te bejme punet e pabera te 27 viteve, por kjo nuk na pengoi qe ne vetem 44 muaj Kucova sikunder cdo bashki tjeter, Corovoda po ashtu, te ndieje transformimet e pamohueshme te Rilindjes Urbane, duke marre vetem prej Fondit te Zhvillimit te Rajoneve ;

~1,5 miliarde leke per rrugen e hyrjes. 

Po kaq per aksin kryesor te lagjes "1 maj". 

1,44 miliarde leke te tjera vetem kete 6 mujor per rikualifikimin urban te lagjes "11 Janari" ose Kucoves se vjeter e ku punimet kane tre jave qe kane filluar. 

Pra jane gati 5 miliarde leke vetem per unazen e Kucoves ne vetem 44 muaj, aq sa nuk jane marre ne 27 vite bashke! 

Po nga Fondi i Rajoneve eshte dhe fondi prej 250 milione lekesh te vjetra per shnderrimin ne fond strehimi te ish godines se remontit te mjeteve te renda te Albpetrol . 

Ne vijim eshte dhe fondi prej 22 milione leke te reja per sistemim te terreneve sportive te shkollave " Gaq Karakashi" dhe "28 Nentori".

Nese do i shtojme ketyre investimeve dhe 3,2 milione euro te ujit te pijshem, vleren e investimit rishtas te 8 kabinave elektrike ne Kucove te vjeter nga OShEE, si dhe pjesen e investimit ne rrugen Belsh Kozare Kucove Ure Vajgurore qe sapo ka filluar po ashtu, llogaria del e tille qe tregon qe asnje nga ju si deputete apo aspirante si te tille, as ia ka pasur dhe as ia ka idene Kucoves dhe pritshmerive te banoreve te saj!

Rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit duhet te ishte nje mesim i qarte per te gjithe perse shqiptaret zgjodhen te votojne Partine Socialiste; e njejta gje dhe per Kucoven dhe qytetaret e saj!

Genjeshtra ka nje date skadence dhe ne kete rast 25 qershori ishte data e skandences se plot genjeshtrave te tilla te ngjashme!

 

Të fundit