Flash News

KRYESORE

Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli i japin fund martesës 10 vjeçare

Këngëtari Eros Ramazzotti dhe ish-parnerja e tij Marica Pellegrinelli kanë shkurorëzuar martesën e tyre pas 10 vitesh.

Ndarja ka ardhur pa shumë bujë dhe me sa duket me marrëveshjen e tyre.

“Jemi shumë të qetë për zgjedhjen tonë. Martesa jonë përfundoi por dashuria që ka qenë mes nesh është transformuar, por ende qëndron. Do t’ju lutemi shumë, për qetësinë e fëmijëve tanë të respektoni privatësinë, siç i përshtatet kësaj kohe të ndarjes sonë’- ka thënë çifti në një intervistë për Ansa-n.

Eros dhe Marica u njohën në vitin 2009 dhe u martuan më 6 qershor 2014 në Milano. Nga martesa e tyre kanë lindur dy fëmijë.

Të fundit