Flash News

KRYESORE

Erotika merr kuptim atëhere kur… Fotografi bën lidhjen e fotos erotike me Sokol Olldashin

Fotografi Felix Bilani njihet për stilin e tij të veçantë të fotografimit dhe është ndër të paktët fotografë në Shqipëri që kanë thyer tabu në atë që kanë përcjellur nëpërmjet blicit të aparatit.

Duhet thënë se Bilani kap moment vërtetë të bukura dhe artistike por ajo që veçon gjithnjë fotografi janë fotot e femrave nudo.

Këtë të shtune Bilani ka postuar foton e një vajzë e cila është komplet nudo në breg të detit dhe bën lidhjen e kësaj fotoje me të ndjerin Sokol Olldashin dhe pasionin e tij për letërsine dhe veçanerisht për poezinë erotike.

“Ashtu rutine.....tek shihja disa pune te miat per dike.....me doli serish kjo foto....mu kujtuan vargjet e ish kolegut , shokut dhe mikut te mire Sokol Olldashi, i cili kishte pasion te papare letersine e sidomos poezine...poezine e vertet erotike ....dhe jo bastarditete qe sot quhen guxim e gjoja revolucion....pasi edhe poetet jane bere 1 lek tufa......

Mos u merakos, e dashur

Nëse do të kemi uri,

Gjoksin tënd do të hamë,

Njërin unë, tjetrin ti

E nëse s’do të ngopemi,

Kofshën tënde të bardhë

Krahun tim të fortë.

Më vonë,

Testet e mia e mitrën tënde

E nëse serish s’do të jemi

ngopur,

Kraharorët e njëri tjetrit

do të çajmë

Me dhëmbë

E në grahmat e fundit

Do të kafshojmë

Zemrat.” shkruan Bilani në Facebook.

Të fundit