Flash News

KRYESORE

ERTV-ja gjen dy Edi Rama në Tepelenë, teksa kryeministri flet, kamera fikson basketbollistin

Ditën e sotme, kryeministri Rama ishte në Tepelenë ku zhvilloi një takim me banorët për prezantimin e projekteve të qeverisë për qarkun e Gjirokastrës. Takimi u mbajt në palestrën e qytetit, por ajo që spikati ishte fjalimi i Tërmet Peçit si dhe portreti i Ramës i pikturuar në një nga muret e palestrës.

Kryebashkiaku, jo për herë të parë, ishte i pa kursyer në lëvdatat ndaj Ramës. ‘Komandant’, ‘të na rrojë sa malet’ apo edhe ‘shoku Rama’, ishin fjalët që Tërmeti zgjodhi për kreun e qeverisë.

E në gjithë këtë situatë deliri, për ti vendosur pikën mendoi ERTV-ja, platforma që transmeton aktivitete e kryeministrit. Teksa Rama po mbante fjalimin e tij, në një moment, kamera e ERTV-së po fiksonte Ramën tjetër, atë basketbollistin që është i pikturuar në një prej mureve të palestrës.

Të fundit