Flash News

KRYESORE

ERTV tani edhe me edicion lajmesh, Mustafa Nano: Gjesti më grotesk i Edi Ramës, kërkon të hakmerret ndaj mediave

ERTV tani edhe me edicion lajmesh, Mustafa Nano: Gjesti më grotesk i Edi

Te dielën e kaluar, kryeministri Rama njoftoi krijimin e 'ERTV News' ku transmetohen në mënyrë të përmbledhur lajmet qeveritare të javës. Megjithatë, kjo ide nuk i ka pëlyer aspak analistit Mustafa Nano, i cili në monologun e përjavshëm të tij në emisionin 'Provokacija' tha se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës ndaj mediave të tjera, teksa pohoi se ERTV News nuk ka aspak lidhje me realitetin.

“Kjo është hakmarrja e Edi Ramës ndaj ‘kazanit’, dhe duhet thënë se këtë gjë mund ta ketë synuar që në momentin që ka menduar të themeloj televizionin. Me shumë gjasa, vetë Rama beson se lajmet që transmeton ERTV janë të vërtëta, të sakta madje do donte shumë që lajmet e televizionit të jepnin lajme të tilla. ERTV-ja është një buletin qeveritarë që nuk ka lidhje fare me lajmet e vërtëta. Del në pah si një karikaturë. Del në pah si një gjest groteskt. ERTV-ja është gjëja me groteske që Edi Rama ka bërë”, ka theksuar ndër të tjera Nano.

Po ashtu, Nano shtoi se ERTV-ja nuk duhet parë fare si televizion madje u shpreh i bindur se nuk ka audiencë.

Deklaratën e analistiti e gjeni duke filluar nga minuta 0-32:

https://www.youtube.com/watch?v=2AmApE6PMlU

Të fundit