All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ervin Salianji publikon audio-përgjimin/ Fredi Alizoti telefonatë me Drejtorin e Policisë: Dua të takoj Taulant Ballën

Ervin Salianji publikon audio-përgjimin/ Fredi Alizoti telefonatë me
All - Paragraf - 1

Kanë dalë të tjera përgjime nga rasti 'Babale', ku Fredi Alizoti, i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Veliun, komunikon në telefon me drejtorin e policisë së qarkut të Fierit Albert Nushin.

All - Paragraf - 3

Është ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ai i cili ka publikuar audio-përgjimin e Alizotit me drejtorin e policisë.

Kujtojmë që në audio-përgjimin e djeshëm rezultonte se Fredi Alizoti është paguar nga Albert Nushi për të dhënë dëshmi të rreme, më audio-përgjimin e ri dëgjohet që Alizoti i kërkon drejtorit të policisë të takohet me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën.

Pjesë nga biseda:

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Alo!

Alfred Alizoti: Urdhëro!

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: O Fredi, po po vi mo burr, sa kalova Kolonjën. Po vi!

Alfred Alizoti:  (nuk kuptohet mirë) … di unë tani

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi:  Jam në Kolonjë tani, kalova Kolonjën. Tani jam në Vajkan.

Alfred Alizoti:  Ore vlla, je drejtori ti apo jo?!

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Tani, unë jam drejtori Albert Nushi. Tani ku do më presësh?

Alfred Alizoti: Eeee, unë po të pres te QTU-ja…

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Ku je ti, ku je?

Alfred Alizoti:  E..

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Hë…

Alfred Alizoti: Dua të takoj Taulant Ballën

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Kë do të takosh?

Alfred Alizoti:  Taulant Ballën vlla. Ë të keqen. Janë muhabete...të sqaroj unë po hë

Drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi: Mirë hajde, mi sqaro.. hajde ciao...

Të fundit