Flash News

KRYESORE

“Ervis Martinaj ishte nisur për te ‘Billionaire’, u thirr nga Popesku në lokalin ku ndodhi ngjarja”

“Ervis Martinaj ishte nisur për te ‘Billionaire’, u thirr

Ervis Martinaj ishte nisur për të hyrë në lokalin ‘Billionaire’ mbrëmjen e 4 tetorit, pak përpara se në zonën e ish-Bllokut të shpërthente sherri që më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Avokati i Martinajt ka deklaruar në emisionin ‘Open’ në Top Channel se klienti është thërritur në lokalin ‘Monpol’ nga pronari Redi Popesku, krejt rastësisht.

“Ervis Martinaj ishin nisur për të frekuentuar barin ‘Billionaire’, që ndodhet përballë, dhe kur po parkonin makinën kanë kontaktuar me Popeskun. Gjatë bisedës Popesku e ka ftuar për të pirë një kafe dhe Ervisi ka hyrë normalisht. Nëse nuk do të ishte ai takim rastësor, Ervisi do të ishte në lokalin përballë, te ‘Billionaire”, deklaroi avokati gjatë emisionit.

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur të shtunën e kaluar, në ngjarjen që tronditi kryeqytetin. Ervis Martinajt ishte një prej personave të plagosur nga Meviol Bilo, për arsye ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Ngjarja në ish-Bllok, publikohen pamjet nga dhoma VIP ku ndodhi përplasja

Avokati i Ervis Martianjt: Ndaj klientit tim nuk ka asnjë akuzë konkrete; u përpoq të shuante sherrin

Të fundit