Flash News

E-TJERA

Është cilësuar si "shqiptari më i urryer", mediat amerikane: Shkreli thyen ligjin dhe drejton kompaninë nga burgu

Martin Shkreli është cilësuar si "shqiptari më i urryer" për shkak të krimit që ka bërë kundrejt të sëmurëve me HIV/AIDS. Shkreli, zotërues i një kompanie farmaceutike, rriti çmimin e ilaçit për këta të sëmurë dhe pikërisht për këtë po përballet dhe m drejtësinë amerikane.  Martin Shkreli po vuan dënimin e tij 7-vjeçar në burg dhe deri tani ka shlyer vetëm 17 muaj, për rritjne me 5000% të ilaçit Daraprim që përdorej nga të sëmurët me HIV/AIDS duke e çuar çmimin në 750 dollarë për kapsulë.

Por mediat në SHBA shkruajnë se ai vazhdon ta drejtojë kompaninë nga burgu, përmes një telefoni që është futur fshehurazi në mënyrë të paligjshme.

Zyra Amerikane e Burgjeve tha për “Associated Press” se ka nisur një hetim nëse personi me nofkën “Pharma Bro” ka shkelur rregullat e burgut që ndalojnë të burgosurit nga drejtimi i biznesit dhe posedimi i celularëve.  Gjithashtu, Shkreli ka postuar shpesh në rrjetet sociale e madje ai ka pushuar edhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë, disa javë më parë.

Të fundit