Flash News

KRYESORE

"Është debat kot?" Agron Tufa i përvishet Fevziut: derr i kënaqur, ramizist dhe dështak

"Është debat kot?" Agron Tufa i përvishet Fevziut: derr

Shkrimtari Agron Tufa i përfshirë në një debat të fortë në shtypin e ditës me historianin Pëllumb Xhufi, dhe të tjerë, nuk është përmbajtur as me gazetarin Blendi Fevziu. Ka qenë, me sa duket, një fjali e drejtuesit të Opinion, "debat i kotë dhe i pasens", duke iu referuar argumenteve të sjella nga historianët mohues dhe intelektualëve që e konsiderojnë kampin e Tepelenës një 'Aushvic' shqiptar, që e ka zemëruar shkrimtarin, i cili është edhe drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.

Tufa e quan banal dhe dështak gazetarin e njohur.

Statusi i plotë:

“Debat i kotë dhe i pasens”, e quajti sonte B. Fevziu debatin e ketyre ditëve midis historianëve enveristë, që mohojnë krimet e komunizmit, dhe bllokut solid të kundershtarëve diskretitues të tyre.

Vertet që ky Fevzi eshte dështak në të gjitha fushat e artit e dijes; banal, servil e nercenar, simbol i gjithë këllirësisë së një epoke të tërë postkomuniste, por tani na dalka të na diktojë edhe se çfarë vlen e çfarë s’vlen, çfarë është e plotë, e çfarë është e kotë.

Eh, ç’mund të presësh më shumë prej një ramizisti?!

Qëkurse bëri kontratën me Djallin, duke zgjedhur të jetë “derr i kënaqur”, ai nga ana tjetër, nuk ia fal askujt që lufton për një kauzë.

Kam bërë një betim që nga viti 2005, se nuk do t’i shkel kurrë në studio. Dhe e kam mbajtur!

Të fundit