Flash News

KRYESORE

"Është e gjitha një sajesë", Bizgjoni mohon akuzat se ka abuzuar me të miturën

"Është e gjitha një sajesë", Bizgjoni mohon akuzat

Gjykata e Pogradecit ka caktuar sot masën e sigurisë "arrest me burg 40 ditor" për 46-vjeçarin Blerim Bizgjoni, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, 14 vjeçe, nga po i njëjti fshat, të cilën e kishte marrë nën përkujdesje.

Ai ka mohuar akuzat para togave të zeza, duke thënë se  "e gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 14-vjeçares".

Arrestin me burg 40-ditor për Bizgjonin është kërkuar nga prokurori i çështjes Shkëlqim Kokona, pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Nga ana tjetër, është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënie pasi sipas prokurorit deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e marrëdhënieve.

Të fundit