Flash News

KRYESORE

‘Është futur kastile që të merret mileti, syzet janë pjesë e veshjes...’, zëdhënësja e OFL ‘bashkon’ dhe 'ndan' dy panele analistësh

‘Është futur kastile që të merret mileti, syzet

Në dy studio televizive debati është ndalur te Operacioni Forca e Ligjit, që prej disa ditësh ka nisur nga puna në terren.

Por jo pa vëmendje dhe debat kaloi zëdhënësja e OFL-së, identiteti i së cilës u zbula dje.

Ajo quhet Eljes Breca, e diplomuar për psikologji dhe prej një viti ajo është pjesë e departamentit të marrëdhënieve me publikun të Operacionit Forca e Ligjit.

Në panelin e emisionit ‘Opinion’ në tv Klan, drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu të fuarit kanë folur edhe për daljen e zëdhënëses me syze.

Edhë në panelin e emisionit ‘Real Story’ ne News 24 drejtuar nga gazetari Sokol Balla të ftuarit janë ndalur te zëdhënësja e OFL.

Disa prej analistëve e shohin si diçka normale faktin që zëdhënësja del e maskuar. Të tjerë nuk bien dakord dhe thonë se është futur për një qëllim strategjik të qeverisë.

Çfarë mendojë të ftuarit në dy panelet televizive

Në Real Story:

Skënder Minxhozi: Një grua del me kamuflazh. Unë do thosha se personat duhet të dalin me fytyrën e tyre, duhet të dalë përballë. Të gjithë janë kamuflazh dhe nuk dalin përballë. Kjo ishte një gjë që nuk ishte bërë kurrë më parë.

Besford Lamallari: Rëndësi ka operacioni. Të tjerat janë detaje. Nëse e shohim atë grua si pjesë të skuadrës, ajo ka kamuflazhin e vet, edhe syzet janë veshje normale policie. Gruaja nuk duhet parë si zëdhënëse vetëm, por duhet parë pjesë e operacionit.

Alfred Lela: Unë nuk e shoh problem pse del me maskë. U luajt në media me këtë pjesën që kemi police bukuroshe. Nga gjëja sekrete dhe gjëja e fortë që do trembte kriminelët, kaluam në narrativën e bukuroshes. Shakaja në operacion vazhdon.

Në emisionin ‘Opinion’:

Lorenc Vangjeli: Kryeministri ynë, bëri dhe një sprovë prej aktori. Ai ka qenë prej 30 vitesh ai është në rol. Luan rolin e tij, ka luajtur rolin që i ka shkruar të tjerët. Tani shkruan edhe skenarë. Kjo nuk thotë asgjë, e mbani mend rrotën e famshme të Piro Manit. Po merreni me këtë gjë dhe po harroni thelbin. Kjo është pjesë e një beteje, betejës për publikun.

Mark Marku: Që të fshehë zëdhënësi fytyrën është anti-propagandë. Nëse zëdhënësja ka frikë të raportojë për operacionin atëherë si duhet të ndihem unë si qytetar që flas për krimin?

Erzen Brecani: Janë dy forca që lejohen të mbajnë maskë, RENEA dhe Forcat Operacionale. Në rastin konkret kjo ka thyer dhe rregulloren e brendshme të policisë. Ka një zëdhënëse për shtypin.

Artan Hoxha: Kjo është futur kastile që mileti të merret me këtë. Unë prisja që kjo të thoshte emrat e Ramës, Berishës, Metës etj… Këtë priste opinioni publik.

Të fundit