Flash News

KRYESORE

“Është hapur rruga për në Shqipëri”, lajmi i rremë shkakton tension në kufirin greko-maqedonas

“Është hapur rruga për në Shqipëri”, lajmi

Një lajm i rremë i publikuar në rrjetet sociale, se nëpërmjet Shqipërisë është hapur ‘rruga e re ballkanike’ për kalimin emigrantëve drejt Evropës perëndimore, ka shkaktuar tensione në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me dhjetëra refugjatë që ndodhen pranë kufirit midis dy shteteve kanë tentuar të kalojnë në Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta më pas për të kaluar përmes Shqipërisë, raportojnë mediat maqedonase, për të ndjekur të ashtuquajturën ‘rrugë e re ballkanike’.

Policia greke është përplasur me refugjatët, ndërsa njësi të ushtrisë maqedonase janë vendosur pranë kufirit, për të penguar një tjetër eksod të madh.

Autoritetet e Greqisë kanë paralajmëruar më herët për një rihapje të ‘rrugës ballkanike’, që tani mund të prekë edhe Shqipërinë.

Të fundit