Flash News

KRYESORE

A është kërcënuar Lul Basha? Ministri Xhafaj përdor një term interesant, një 'pjo'

A është kërcënuar Lul Basha? Ministri Xhafaj përdor

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i 'ngacmuar' nga gazetari Sokol Balla në Top story, lidhur me atë që u quajt 'kërcënim' i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ka gjetur një term interesant për të përkufizuar përgjigjen. "Nuk ka patur kërcënim, por sinjalizim", ka qenë përgjigjia e Xhafajt.

Presidenti Nishani e pranoi publikisht dhe me siguri se ka patur të dhëna nga Shërbimet se lideri i opozitës është kërcënuar, ndërkohë që Kryeministri është treguar hezitant dhe mohues në lidhje me ketë.

Ka qenë gazetari Blendi Fevziu, i pari që bëri publik faktin e kërcënimit të Bashës, pas raportimeve të disa mediave online, përfshirë politiko.al, që publikun fakte dhe foto të shtimit të masave të sigurisë rreth kryetarit të opozitës.

Të fundit