Flash News

KRYESORE

“Është koha të përgjigjemi” Vladimir Putin paralajmëron SHBA-në: 755 diplomatë amerikanë do të largohen nga Rusia

“Është koha të përgjigjemi” Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sot përmes një interviste për televizionin “Rossiya 1” se më shumë se 755 diplomatë amerikanë do të duhet të largohen nga Rusia.

Sipas Putin kjo vjen si rezultat i vetë politikave të ndjekura nga Uashingtoni.

“Pala amerikane ka bërë një lëvizje që është e rëndësishme të theksohet, nuk është provokuar nga asgjë, për të përkeqësuar marrëdhëniet ruso-amerikane. Ajo përfshin kufizime të paligjshme, përpjekje për të ndikuar në shtetet e tjera të botës, duke përfshirë aleatët tanë, të cilët janë të interesuar në zhvillimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me Rusinë.

Ne kemi qenë duke pritur për një kohë të gjatë që ndoshta diçka do të ndryshonte për mirë, kishim shpresë se situata do të ndryshonte. Por duket sikur nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Unë vendosa se është koha që ne të tregojmë se nuk do të lëmë asgjë pa përgjigje”, tha Presidenti rus.

Të fundit