Flash News

KRYESORE

‘Është kohë lufte’, Rama ultimatum: Mbyllen të gjitha baret e restorantet në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum që të mbyllen të gjitha baret, restorantet e klubet në Tiranë si masë për përhapjen e koronavirusit.

Pëmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se kjo masë do të merret për shkak të shkallës së ulët të vetdijes së qytetarëve.

Rama njofton se masa do të praktikohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës.

Njoftimi i plotë:

“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!“, shkruan Rama.

Të fundit